Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas operimit nga Gjëndrra e Bartolinit

Pershendetje doktoreshe, jam 14 jave shtatzene dhe kam bere operimin e gjendrres se bartolinit me anestezion spinal, tash jam mire qe 10 dite ka qene operacioni, i kam 3 penje poshte, a ke mundesi te me tregosh sa zgjat kurimi sepse une ende jam e ajun ne vendin ku ka qene gjendra apo eshte normale, ende e verej se eshte pak e forte, si dhe mjeku me ka thene qe te mos kem marredhenje me burrin per nje muaj, a do tho te kjo se kurimi zgjat nje muaj? Te lutem me kthe pergjegjje se jam shume e brengosur sepse kam hequr shume nga kjo gjenderr... pershendetje.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Koha e shërimit të një plage operatore varet nga shumë faktor e midis tyre i rëndësishëm është pastërtia për rreth plagës operatore. Kjo është arsyeja e këshillës së mjekut për të mos kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortin.

Tani për ty është e rëndësishme që vendin për rreth plagës tam bash pastër duke e pastruar me disifektantë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti