Jodi gjatë shtatzënisë
Mia Shehu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gena
Mungesa e jodit është një nga faktorët e mos zhvillimit të mirë të fëmijës në shtatzëni. Gratë shtatzëna, u rekomandohet marrja e jodit edhe me konsumin e kripës së jodizuar. Kur nëna shtatzënë ka mungesë jodi, fëmija nuk e merr jodin në sasi të mjaftueshme dhe të domosdoshme. Mungesa e jodit ndikon tek fetusi, në peshën e lindjes dhe influencon në zhvillimin intelektual të tij. Prandaj rekomandohet, që nënat shtatzëna të konsumojnë kripë të jodizuar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe! Kam degjuar se jodi ndihmon ne zhvillimin dhe permiresimin e funksionit te trurit tek fetusi dhe qe eshte e rekomandueshme marrja e jodit me nje sasi ditore prej 250 mikrogram per grate shtatezena. Une jam ne javen e 25 te shtatezanise dhe doja te dija nese eshte e nevojshme te marr tableta jodi apo me pare duhet te bej nje kontroll per te pare nese e kam te nevojshme? Doja te dija gjithashtu nese tepria e jodit mund te shkaktoje probleme tek fetusi? Faleminderit.