Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse më lëviz beba vetëm në anën e majtë?

Jam ne javen e 38 dhe ka kohe qe beba me levize me shume ne anen e majte, a eshte normale apo jo, gjithashtu ne gjoks me kane dale si lythe te vogla a jane normale apo cfare te bej? Ju pershendes!

Denissa Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Lëvizjet që ndjen në anën e majtë, mund të jenë për shkak të vendosjes së bebit me shpinë në anën e djathë dhe ti ndjen duart dhe këmbët e tij që lëvizin në anën e majtë.

Ndryshimet në gjoks, ashtu si ti i shpjegon, duhet të vlerësohen nga mjeku me vizitë me pamje vizuale. Për ty është koha që të fillosh masazhin e gjirit dhe përgatitjen e tij për gjidhënie.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Denissa Gashi (14 vite më parë)
Fleminderit shume doktoreshe,, te uroj gjithe te mirat !!

/komuniteti