Ndjenjë vibracioni
Jeta ,,,,
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta
Mendoj se vibracionet që ndjen, nuk kanë lidhje me kontraksionet uterine. Ato mund të jenë lëvizjet e bebit të cilat shumë gra shtatzëna i krahasojnë me lëvizjet e krahës së fluturës. Më pas lëvizjet do të vijnë duke u forcuar dhe do ti ndjesh lëvizjet më të forta dhe më të shpeshta më kalimin e javëve.
Për ta ndjerë vetën më të qetë si dhe fëmija të jetë në kushte sa më të mirë, të rekomandoj që të qëndrosh sa më shumë anash majtas. Në këtë pozicion fëmija do të oksigjenohet më mirë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr e nderuar, jam ne javen e 24 te shtatzanise dhe shpesh here mbrenda dites ne bark kam si vibracione, po shqetesohem shume rreth kesaj qe po me ndodh, se pari desha te di mendimin tuaj, deri tash me kane ndihmuar shume keshillat e juaja dhe uroj qe perseri te me pergjigjeni... shume faliminderit, ngeleni e pershendetur.