Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja në shtatzëni

Dr. une fatmirsisht nuk kam problem me gjumin vetem se po me mpihen kembet dhe po duhet ta nderroje krahun, nuk e kam problem me fjet ne te dy krahet edhe pse po mundohna me fjetë ma shume ne te majtin pasi qe kam lexu qe qarkullimi i gjakut ështe ma i mire po nganjehere po kthehem ne krahun e djathte te shpihem, pyetja ime eshte deri ne cilen jave guxoj me fjet edhe ne krahun e djathte dhe a mund te ndikoj keq te beba nese flej ma shpesh ne kete krah? Ju falenderoj paraprakisht.

Minushe Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Mirë është që pozicioni i qëndrimit shtrirë, të jetë anash majtas. Por nëse ndihesh komode edhe në krahun e djathtë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti