Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth datës së ciklit

Faleminderit per pergjigjet tuaja. Doja t'ju pyesja se ne rast kur nuk mbajme mend fiks daten e ciklit na i tregon ekoja? Dhe sa e sakte eshte? Pune te mbare. Flm

Elsa Hoxha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elsa

Vlerësimi i moshës së shtatzënisë me ekzaminim ekografik ka gabime të cilat janë të pranueshme. Gabimi ekografik i vlerësimit të moshë së shtatzënisë, është më i vogël në moshat e hershme të shtatzënisë dhe vjen duke u rritur me rritjen e moshës së saj. Nëqoftëse shtatzënia është mbi 30-të javë, mjekut i tregohen ekografitë paraardhëse për tu orientuar dhe korrigjuar gabimin e mundshëm që mund të bëhet realisht.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti