Vizita tek mjeku
Elona Tace
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Është kënaqësi për shtatzëninë e filluar. Të uroj mbarësi dhe ecuri normale të saj. Nëse e shikon të arsyeshme je e mirëpritur në klinikën ku unë punoj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr.Moza... Dje isha tek mjeku-gjinekolog dhe verifikova shtatzanine time te pare isha 5 javeshe dhe doktori me tha fetusin e kemi ne pozicionin e duhur brenda ne mire, pastaj me beri te gjitha ekzaminimet e duhura dhe me dha te perdor acid folik 2 here ne dite, vitamin c 2 here ne dite dhe jodox 1 here ne mengjes esell. Viziten tjeter ma la pas 3 javeve. Te falenderoj dr ,per te gjitha keshillat e dhena nga ana juaj. Elona1.