Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes sa nevojitet që trupi të kthehet në gjendjen e mëparshme?

Kam lindur para 2 javesh me operacion. Deri ne momentin e fundit isha per lindje normale dhe isha 6.5 cm e hapur por ujrat ishin te pista dhe ne rrezik per bebin me operuan. Ajo qe dua te d eshte nese organi do te tkurret perseri sepse tani gjate marredhenieve me burrin nuk ndjej asgje per shkak te hapjes. A ka ndonje mundesi qe cdo gje te kthehet si me pare ??

Megi , (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi

Mungesa e ndjeshmërisë gjatë marrëdhënieve seksuale pas lindjes, nuk ka të bëjë me hapjen e konstatuar të qëfës së mitrës para lindjes sepse janë fenomene që nuk lidhen me njëra tjetrën. Me kalimin e ditëve e sidomos me kalimin e lehonisë, pra së paku me kalimin e 40-të ditëve pas lindjes, organet riprodhuese femërore rikthehen në funksionet e tyre normale të para shtatzënisë ku bën pjesë edhe kenaqësia seksuale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti