Kontraceptivi i emergjencës
Elda Shehu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Griselda
Përdorimi i kontracepsionit të urgjencës, shoqërohet me sekrecione të pakta hemorragjike. Pavarësisht nga kjo, drejtohu tek mjeku obstetër-gjinekolog për të vlerësuar kavitetin uterin. Pas kësaj, mjeku do të vendos për të rekomanduar trajtimin e nevojshëm për të mos patur çrregullim të ciklit menstrual, pasi përdorimi i kontracepsionit të urgjencës e prish rregullshmërinë e cikleve menstruale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Disa dite me pare mora kontraceptivin e emergjences dhe 2 dite me pas pata pak hemorragji per rreth 3 dite. Gati 1 jave me pas ndjehem shume e fryre ne zonen e barkut dhe kam dhimbje mesi. Mestruacionet muajin e kaluar i kam pasur ne daten 17. Jam vetem e shqetesuar pasi nuk e di pse pata pak hemorragji. Theksoj vetem pak. Duke ju kerkuar ndjese per shqetesimin ju falenderoj dhe pune te mbare.