Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje vaginale

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 26 te shtatzanise, kam kruarje dhe skuqje ne buzet e vagines ndersa sekrecionet e bardha jane pak me te shtuara se zakonisht po ne shtatzani shihet si normale shtimi i tyre, po cfare te ndermarre per kete kruarje, si ta sheroj se brenda vagines nuk qendron kruarja vetem ne buzet e saj? Faleminderit per kohen qe na e kushton.

Shqipe Latifi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe

Përshkrimi i shenjave, më shpie në dyshimin për infeksionin e kandidozës. Nuk është infeksion për tu shqetësuar. Nëse bën një analizë të thjeshtë të sekrecioneve vaginale, konfirmimi i diagnozës do ta bëjë mjekut të të përshkruaj trajtimin specifik dhe shtatzënia do të ketë ecuri normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

hada (12 vite më parë)
Pershendetje dr jam ne javen e 20 te shtatzanis dhe kam problem me vagin skuqje krumje dhe puqra ju lutem a mundeni nje pergjige-kjo eshte shtatzania ime e par.

/komuniteti