Infeksion urinar
Mia Shehu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gena
Për të vlerësuar infeksionin urinar, është e nevojshme të bëhet urokultura. Nëse rezultati del pozitiv, trajtimi është i domosdoshëm sepse infeksionet urinare ndikojnë negativisht në ecurinë e shtatzënisë.
Rezultatet e fibrinogjenit dhe sideremisë kanë dalë brënda normave. Por gjatë shtatënisë, marrja e hekurit është e domosdoshme si për organizmin e gruas ashtu edhe të fëmijës dhe duhet të vazhdojë deri në 45 ditë pas lindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Perpara nje jave bera analizat e urines dhe kisha prani leukocitesh 17-20 p.f dhe kristale me shumice gje qe tregon per nje infeksion urinar, gjithashtu bera dhe analizat e fibrinogjenit dhe sideremise qe me rezultuan perkatesisht 320mg/dl dhe 63.4ug/dl. Doktori me tha qe duhet te merrja vit c dhe tardyferon por nuk e di per cfare mi dha saktesisht keto sepse ne te vertete jam me e merakosur per infeksionin urinar sepse te tjerat besoj se jane ne rregull. Gjithashtu doja te dija si ndikon infeksioni urinar i pa trajtuar tek fetusi, dua te theksoj qe jam ne javen e 24 te shtatezanise dhe nuk kam asnje simptome te infeksionit por vetem dhimbje shpine here pas here por besoj se e kam dhe nga shtatezania. Faleminderit qe na vini gjithmone ne ndihme me ane te pergjigjeve te pyetjeve qe ju bejme!