Probleme shëndetsore të trashëgueshme
Qendresa Morina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Qëndresa
Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacioneve të fundit ka qënë data 06.09.2011, dita e mundshme e lindjes do të jetë data 13 qershor 2012.
Nuk besoj se problemi që ka bashkëshorti me syrin të jetë i trashëgueshëm. Nëse do të dija diagnozën, edhe mund të jepja një vlerësim mbi trashigimninë e problemit te fëmija.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Desha te di sipas juve ne cilen jave te shtatzanise jam dhe ne cilen date mund te lind, ciklin e fundit e kam pasur me 06.09.2011. Dhe diqka tjeter qe me shqeteson shume, a jane 100% te trashegueshme problemet me sy pra me shiqim ne rast se njeri prind ka kete problem, tek ne bashkeshorti ka kete problem por vetem me njerin sy apo gjasat egzistojne qe te kem nje femije te shendetshem. Falemderit per mirekuptim.