Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e menstruacioneve

Pershendetje. Kam perdorur 2 vjet pa nderpre kontraceptive diane 35, para nje muaji kam qene ne kotrrole dhe mjeku me dha nje terapi Macmiror vag. cefaleksin dhe orvagil, dhe me tha ti nderpres urgjent kontraceptivet, sepse kisha konsumu kohe te gjate dhe pa pauze por tani pas terapise qe kom perdor me eshte vonu menstruacioni 3 dite, sot kom pas vetem nje lpikje por ngjyre shume e lehte jo si gjaku, marredhanje kam pas me kondom, por 3 dite para se me me ardhe menstruacionet pata marredhanje por nuk u kry deri ne fund. Ju lutem a mund te me tregoni cka mundet me qene kjo vonese? Ju faleminderit shume.

Sara Martinaj (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Sara,

Kontraceptivet perdoren per te penguar nje shtatzeni te padeshiruar. Ka shume metoda kontracepcioni. Une besoj se mjeku qe te ka pershkruar kontraceptivin hormonal oral i ka perjashtuar komplikimet e mundshme qe mund te ndodhin tek ti. Nese ti nuk ke faktore rreziku per perdorimin e kontraceptiveve hormonale orale nuk pajtohet me mendimin se duhet te nderpritet marrja e tyre. Tash qe ke nderprere marrjen e kontraceptivit rreziku eshte se mund te mbetesh shtatzene.

Po e perseris edhe nje here se nese mosha dhe parametrat tjere te shendetit tend nuk paraqesin kunderindikacion per marrjen e kontraceptivit hormonal oral, te rekomandoj qe ta marresh panderprere. Rekomandimi im eshte qe kontraceptivi qe je duke marre te zevendesohet me nje gjenerate me te re ku ka doze me te ulet te hormoneve, kurse efikasiteti mbetet i njejte.

/komuniteti