Rreth spermogramës
S Erika
(14 vite më parë)
Pershendetje Erika,
Te rekomandoj qe ti burri yt te konsultoheni me nje gjinekolog dhe te diskutoni te tre mundesine per reproduksion te asistuar. Se cila metode do te perdoret varet shume nga analizat dhe ekzaminimet qe jane kryer edhe tek ti, si dhe nga mosha qe ke ti. Nuk eshte mire qe te pritet pafundesisht, sepse pritja mund te shkaktoje ngarkese emocionale tek te dy (por veçanerisht tek ti) dhe kjo me pas mund ta beje edhe me te veshtire te mbeturit shtatzene.
Paçit fat dhe uroj qe shume shpejt te besh pyetje lidhur me fillimin e nje shtatzenie qe tashme ka ndodhur!
Dr. Morina. Ju pergezoj per punen tuaj. Problemi im qendron ketu. Bashkeshorti im ka pasur probleme me spermen, pasi u konsultua doli qe kishte infeksion, perdori dy kura me ciprinol dhe pas u be mire, por cilesia e spermes ishte serisht e dobet. Tashme ka qe ne nenetor qe ka nise te pije profertl po me rekomandimin e mjekut. Te dhenat e tij jane Levizshmeria me progression te shpejte 5% , me te ngadalte 33%, pa progresion 14 % te levizshme 48 % Totali i spermatozoideve 55. Problemi eshte se kemi 2 vite qe shkojme tek nje doktorr dhe shoh qe ndryshimet jane shume te vogla dhe te ngadalta. Ju lutem me orientoni diku pasi ndihem keq ne kete situate, te me falni nese e zgjata kaq shume por ndihem keq! Ju falenderoj.