Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet të bëhet analiza e sërishme e urinokulturës?

Pershendetje! Fillimisht ju faliminderoj per pergjigjet dhe keshillat qe na jepni na lehtesoni shqetesimet. Dashta te pyes se pas mbarimit me terapine e injeksioneve Gentamicin kur duhet te behet urinokultura serish, a menjehere a te pres 2 dyte? A shkakton ndonje dem te bebi ky lloj antibiotiku ne javen e 22 te shtatzanise? Faliminderit shume, ja kalofshi mire.

Leandra Limani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Rikontrollin për vlerësimin e infeksionit, rekomandohet të bëhet pas 10-të ditësh.

Antibiotiku që ke përdorur është i lejuar gjatë shtatzënisë, pas javës së 12-të të saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti