Pagjumësia në fillim të shtatzënisë
Mei Mara
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Gjumi është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Disa këshilla që mund të zbatosh në këtë periudhë janë përpjekja për të pushuar sa më shumë dhe fjetur sa herë të mundesh gjatë ditës në periudha të shkurtra. Nëse të vjen gjumë i thellë, shko e fli sepse organizmi ka nevojë për çlodhje. Bëje gjumin në krahun e majtë, sepse është pozicioni që ndihmon qarkullimin e gjakut. Shko në shtrat në të njëjtin orar çdo natë, sepse orari e mëson organizmin të flejë në orare të caktuara.
Uroj të kem qënë sado pak e dobishme në përgjigjen time.
Pershendetje doktoresha. Jam shtatzene ne javen e 5. Vuaj nga pagjumesia, fle pak, dhe gjate dites jam e lodhur. Pi ne darke kamomil, por sme ben efekt. Ndikon kjo negativisht tek fetusi dhe ju lutem me thoni cfare duhet te pi per ta menjanuar? Te pi utrogestan? Mos kam probleme me estrogjenin? Para dy ditesh kam pasur te therura ne anen e majte poshte barkut, dhe dhimbje te leht barku. Jam e shqetesuar, sepse para 1 vit e gjysem kam pasur abort spontan. Ju lutem me ktheni pergjigje per sa ju shkruaj. Ju falenderoj. Pune te mbare.