Kontraceptivët
Zanfina Haliti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Zanfina
Konsumi i pijeve alkoolike nuk lidhen me përdorimin e preparateve që shërbejnë për rregullimet hormonale. Por në vetvete, konsumi i pijeve alkoolike janë problematike sidomos në rastet e varësisë dhe për më tepër kur gruaja kërkon shtatzëni.
Pagjumësia mund të jetë pasojë për disa arsye, por dominimi me këshilla dhe praktika të thjeshta është këshilla e parë që jepet. Fjetja në të njëjtin orar si dhe kohëzgjatje aq sa organizmi të ndihet i ngopur me gjumë, janë këshilla efikatëse. Nëse rezultati nuk është i kënaqshëm, përdorimi i medikamenteve mjeksore është praktikë e njohur por gjithënjë nën rekomandimin e mjekut.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Ju lutem me nevojitet info shtese nese mund te konsumoje pije alkoholike gjate kohes sa perdore kontraceptiv, te cilat i perdore per crregullime hormonale? Gjithashtu kam probleme me pagjumesine, ju lutem me tregoni a mund te perdore me raste ndonje tablete? Ju faleminderit.