Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje kockash

Pershendetje e nderuara doktoreshe! Flm shume per kohe qe gjeni per ne duke na hequr nje pjese te dyshimeve qe kemi rreth problemeve qe na shfaqen gjate shtatezanise. Jam ne javen e 28 te shtatzanise se pare. Ndjej shume dhimbje ne kemben e majte, ka raste qe me bllokon fare. Gjithashtu kur ulem ne gjunje, ka disa dite qe gjunjet me kercasin dhe me dhembin shume. Nuk e di nga me vjen kjo, sqaroj qe marr multivitamin dhe hekur me tableta rregullisht. Pas ekos morfologjike ne javen e 22 nuk kam bere ekzaminim tjeter dhe mjeku me ka thene te shkoj vetem ne fillim te muajit te 9. Nuk e di, a mund te rri gjithe kete kohe pa bere asnje vizite apo analize tjeter? Flm dhe pune te mbare! Me shume respekt, Jesi.

Jesi Jesi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Situata që përshkruan, ka të bëjë me shtatzëninë. Bën shumë mirë që përdor multivitaminat, por të rekomandoj që ti kërkosh mjekut edhe shtimin e përdorimit të kalciumit. Gjithashtu të këshilloj që lëvizjet ti bësh jo të menjëhershmë dhe të vrullshme, sidomos kur ngrihesh nga qëndrimi ulur.

Mirë është që shtatzënënat të kontrollohen dhe këshillohen nga mjekët që ndjekin shtatzëninë edhe një herë në muaj. Gjatë javëve të shtatzënisë, ka nevojë për vizita, analiza dhe ekzaminime. P.sh, nga java e 28-32 duhen bërë analiza për gjakun, urinën komplet, ferritineminë dhe ekografia obstetrikale. Dhe kështu, me analiza dhe ekzaminime të tjera vazhdohet edhe për javët 33-37 si dhe për javët 38-40. Kërkoja mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, të bëjë analizat dhe ekzaminimet e rradhës për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti