Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion i mundshëm!

Pershendetje doktoreshe, shpresoj qe jeni mire. Jam ne javen e 25 te shtatzanise dhe per here te pare ndjej se kam infeksion te mundshem ne organ, kjo me ka fillu mbas disa marredhanieve me burrin tim ku me vone ndjeva dhimbje, ndersa keto ditet e fundit kam shume kruarje dhe krejt pak sekret te bardhe, mirepo me shqeteson shume pasi deri tash kam qene shume mire, dhe e kam larg daten e kontrolles, mendova se ju mund te me ndihmoni me ndonje metode per pastrim, jom shperla edhe me kamomil, po ende ndjej shume kruarje. Ju falenderoj per ndihmen tuaj! Pune te mbare!

Arta Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Shenjat që përshkruan, më bën të dyshoj për praninë e infeksionit të kandidozës. Ky infeksion paraqitet edhe për shkak të shtatzënisë dhe trajtohet shumë mirë dhe pa pasoja. Në rradhë të parë konfirmoje praninë e tij me anë të analizës së sekrecioneve vaginale, dhe mjeku do të përshkrur në recetë medikamentin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Lirushi Halim (14 vite më parë)
Pershendetje arta mundesh ta marrish nje piset ose nje holloshk dhe ta lysh me jogurt(kos) dhe ta mban tere naten dhe e hek infeksioni, seshte asgje e keqe qe mu friksu,me ka tregu nje zvicrrank qe te ben shum mir. Ishalla te kalon sa me shpejte.

/komuniteti