Rreth ushqimit në shtatzëni
Ana Mukaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Te shumë shtatzëna ndodh ajo që përshkrun, neveria ndaj ushqimeve dhe aromave ushqimore apo mungesa e oreksit. Por kjo situatë duhet të kalohet me vullnet edhe sforco, sepse organizmi yt si dhe ai i fëmijës kanë nevoje për lëndësh ushqyese.
Më poshtë është artikulli i cili tregon dhe rekomandon një dietë të lehtë por të domosdoshme që duhet të konsumohet nga gruaja shtatzënë.
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe Moza! Jam shtatzene ne javen e 6-te. Jam ne merak rreth ushqimit pasi nuk kam oreks fare, madje ne vend te shtoj me duket sikur kam rene, mund te me thoni nese eshte normale kjo qe me ndodh mua apo cfare? Nuk kam neveri per ushqimet dhe as te vjella. Ju falenderoj per pergjigjen tuaj. Kalofshi mire!