Probleme me frymëmarje
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Arbnora
Vështërsia në frymëmarrje aq sa të bëhet shqetësuese, nuk është normale gjatë shtatzënisë. Rëndesa për shkak të shtimit të peshës trupore si dhe progesteronit, sjell frymëmarrje të rënduar të moderuar në çdo periudhë të ditës. Mundohu të gjesh dhe të korrigjosh një shkak i cili nuk lidhet me shtatzëninë. Nëse nuk e gjen dhe frymëmarrja vazhdon të jetë shqetësuese, një konsultë e mjekut obstetër-gjinekolog me mjekun pneumolog mund të jetë e vlerësuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 21-te te shtatzanise, deri me tash nuk kam pas probleme, por tash e disa dite kam shume veshtiresi me frymemarrje sidomos naten, rrahje te shpeshta te zemres, disa here edhe tension te ulet, a eshte kjo dicka normale per nje grua shtatzene apo duhet te konsultohem me gjinokologun? Faleminderit per kohen!