Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia e dytë

Jam shtatzane ne javen e katert (pas konfirmimit me test ne shtepi, ende skam qene te gjinekologu), por kam dhimbje shume ne pjesen e poshtme te barkut, edhe vezoret po me dhembin shume? A eshte kjo normale? Une e kam kam pas edhe nje missed abort pas lindjes se pare, tash behen nje vit nga aborti, a eshte kjo nje fillim i sukseshem i shtatzanise? Jam duke perdor acid folik.

Trinda Gashi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Trinda,

Fakti qe ke pasur nje missed abort nuk do te thote se shtatzenia e ardhshme do te kete te njejtin fat. Je duke bere mire qe po merr acidin folik (vetem vertetoje se doza eshte 400 mcg!). Ne fillim te shtatzenise shenje rreziku eshte gjakderdhja. Dhimbja mund te jete pasoje e infeksionit urinar. Te rekomandoj qe te konsultohesh me gjinekologun per te bere vleresimin e shtatzenise.

Paç fat dhe uroj qe kjo shtatzeni te te shkoje mbare!

/komuniteti