Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zhvillimi i fetusit

Pershendetje, ciklin e fundit e kam pas me 18.10.2011 dhe tash i bie qe jam ne javen e 25, probleme nuk pas fare me shtatzani mirepo para disa dite isha ne kontroll te gjinekologu dhe me tha qe sipas zhvillimit te fetusit je ne javen e 28, desha te di a ka mundesi mu zhvillu fetusi shume a nuk e kuptoj pse me tha ashtu jam shume e shqetesuar sepse jam shume e sigurt qe nuk e kam ngaterruar daten e ciklit te fundit, falemderit shume per keshillat, gjitha te mirat.

Lolaa ,.. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Leonora,

Nese gjate ekzaminimit me ultraze eshte verejtur se beba eshte me e madhe krahasuar me javet gestative bazuar ne menstruacionin e fundit, duhet te behet oGTT. Besoj se gjinekologu yt tashme te ka rekomanduar qe te besh kete test. Ky eshte test skriningu per diabet gestacional. Ne rastet kur shtatzena ka diabet gestacional, atehere baba rritet me shume krahasuar me javet e shtatzenise bazuar ne menstruacionin e fundit.

Edhe nje gje duhet ta kesh parasysh, se jo te gjitha bebat rritet njelloj. Disa beba jane me te medha e disa me vogla. Eshte normale qe nese ti jdhe/ose burri yt jenit te gjate, atehere edhe beba do te jete me e madhe. Dua te them se kjo nuk do te thote patjeter se diçka nuk shkon si duhet, por duhet te perjashtohet diabeti.

Uroj qe te kesh nje shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti