Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund ta bëj testin e shtatzënisë?

Pershendetje doktoresha ime e dashur, uroj dhe shpresoj te jeni sa me mire me shendet. Une doja t`ju pyesja se kur mund ta bej nje test shtatzanie, sepse tani duam te nisim nje bebe dhe kane kaluar dy muaj dhe asgje, pres edhe kete muaj, te fundit i kam pasur ne date 15 mars, por ne fakt cikli me zgjat nje here 30 dite dhe nje here 31 a 32 dite. Me thoni sa dite te pres per te bere testin? Me respekt Marsida, Elbasan.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Prit datën e mundshme të ciklit menstrual, dhe nëse ka vonesë bëj testin e shtatzënisë. Shumë teste bëhen pozitive pas ditës së dytë të vonesës së periodave. Momenti më i përshtatshëm për të bërë testin e shtatzënisë është mëngjesi, sapo je zgjuar nga gjumi dhe pa pirë lëngje, sepse në këtë periudhë të ditës urina është më e përqëndruar.

Të uroj të ju plotësohet dëshira.

/komuniteti