Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur te vizitohem?

Pershendetje, desha tju pyes me 7 mars kam pas ciklin e fundit tani me jane vonu 6 dite dhe dje bera test me doli pozitiv, a eshte heret per ne mjek? Flm per udhezimet tuaja.

Valona Hajredini (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valona

Testi pozitiv i shtatzënisë, e drejton gruan tek mjeku gjinekolog për të marrë konfirmimin e saktë të fillimit të shtatzënisë si dhe për të kryer vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime të rëndësishme të cilat vlejnë për të patur ecuri normale të saj.

Me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime ekografike/ultrazë/ultrasonografi, mjeku konfirmon shtatzëninë dhe vlerëson moshës së saj. Gjithashtu me vizitë gjinekologjike, ai kontrollon dhe vlerëson qafën e mitrës dhe përjashton keqformimet e aparatit gjenital të gruas. Mjeku vlerëson sekrecionet vaginale dhe mundësisht kryen marrjen e materialit biologjik nga qafa e mitrës për të bërë analizën laboratorike. Gjithashtu mjeku vlerëson presionin/tensionin arterial. Kryen edhe matjen e peshës si dhe përmasat trupore të nënës së ardhshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti