A ka stimulues më të fortë se hapat klomifen?
Pranvera Veliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Pranvera
Tabletat e klomifenit janë nga stimuluesit më të mirë që nxisin vezoren për të prodhuar vezën. Trajtimi me klomifen fillon me një tabletë dhe mund të merren deri katër të tilla, deri sa të vërtetohet ekografikisht maturimi i folikulit. Por, gjithmonë ka një shkak përse ndodh mos rritja e qelizës vezë. Mirë do ishte që të vlerësohet shkaku përse ndodh mos maturimi i folikulit dhe të trajtohet ai, e më pas të synohet për stimulimin e folikulit.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe e nderuar, une kam 10 vite qe jam e martuar dhe asnjehere skam ngel shtatzane po kam probleme me ovulacion dhe rritjen e qelizes veze. Jam duke bere kontrolla te vazhdueshme qe 5 muaj, jam duke perdore progesteron nga 10 dite per rregullimin e ciklit kurse ne kete muaj kam marr klomifen citrat 5 dite nga dy tableta por doktoresha qe i ndjeki kontrollat me tha qe rreth 5 ose 6 muaj duhet ndoshta me provu me klomifen une desha te ju pyes se a ka stimulues dicka me te forte sesa klomifeni se po me duket qe spo ndikon tek une sa duhet, me qene se ka shku nje kohe bukur e gjate, flm per pergjigjet e juaja.