Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mpirje e gishtërinjëve të dorës së majtë

Pershendetje doktoreshe! Sapo kam hy ne javen e 39 dhe ka 2 jave qe me mpihen gishterinjet e e dores se majte, gjithashtu ka disa dite qe ne pjesen nga krahu e deri te gishterinjte verej shenja ta bardha ne lekure, lekura duket sikur te kete disa topa te bardhe ne te, nuk jane te theksuar ne lekure vetem duken ashtu te rrafshet, a mund te kem ndonje mungese te vitaminave a pse mund te me shfaqen keto? Faleminderit!

Denissa Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anduena

Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen nga shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Mpirja ndodh edhe pas lindjes, për shkak të mbajtjes së fëmijës në krah për kohë të gjatë.

Ndjenja e mpirjes së gishtave, quhet sindromi tunnel carpal dhe zakonisht shfaqet vetëm në një dorë. Ndjenja e djegjes dhe e të shpuarit, shkaktohet nga shtypja e një nervi nga fryrja e indeve në kycin e dorës. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket.

Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duar mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.

Të uroj një lindje të lehtë.

/komuniteti