Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam ende e virgjër?

Pershendetje dr. Mimoza, une jam nje vajze 16 vjecare nga Durresi. Jam pak e shqetesuar prandaj doja tju drejtohesha juve. Kam nje vit e lidhur por nuk kam kryer marredhenie seksuale. I dashuri im ka vendosur disa here koken e penisit te tij ne vaginen time por une nuk kam ndjere as dhembje dhe nuk kam pasur gjakrrjedhje. Nuk e ka futur penisin komplet dhe me force, maximumi deri te gjysma. Une nuk kam pasur dhimbje gjate gjithe ketyre hereve. Doja te dija nese jam ende e virgjer? Ju lutem me ndihmoni. Do ta vleresoja shume nese do t`iu pergjigjeshit dhe nje pyetje tjeter. Une periodat i kam shume te rregullta por kete muaj me erdhen por vetem nje mbasdite dhe me pas nuk me erdhen me! Eshte ndonje gje shqetesuese? Here pas here kam pasur edhe disa si zhurma te vogla qe me ngjanin sikur do me vinin ato. Por menstruacionet nuk me erdhen me pas asaj mbasditeje. Ju faleminderit. Uroj te marr pergjigje prej jush.

Alesia Prifiti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alesia

Nëse me virgjinitet kupton mos çarjen e himenit, atëherë kontrolloje vetë atë me anë të një pasqyre. Nëse ke dyshime për atë që shikon dhe nuk arrin ta vlerësosh praninë e himenit, drejtohu te mjeku për të kryer vizitë gjinekologjike.

Mosardhja e menstruacioneve në mënyrë të rregull tregon se diçka ka ndodhur. Nëse përjashtohet prania e shtatzënisë (sepse unë nuk kuptoj atë që shkruan, që penisi nuk është futur komplet, por maximum deri te gjysma), atëherë duhet menduar për një çrregullim menstrual. Edhe në këtë rast kontakti me mjekun obstetër gjinekolog, është i nevojshëm për të përcaktuar shkakun dhe trajtuar atë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti