Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 33 te shtatzanise, kam shume dhimbje ne mes te kembeve dhe me dhemb shume lugu i prapanices, eshte normale kjo apo eshte sepse me eshte afruar lindja? Me respekt.

Lauresha Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lauresha

Edhe ngarkesa e shtatzënisë për javët që ke, janë shkaku i asaj që ankon. Provoje veten duke u lehtësuar nga punët e shtëpisë, qëndrimet e gjata në këmbë apo lodhjet në punët e tjera. Është akoma larg dita e lindjes, prandaj shijoji ditët në vazhdim duke menduar se fëmija yt po rritet në barkun tënd dhe mos mendo për ankesat e vogla të cilat ne femrat jemi të detyruara ti kalojnë gjatë shtatzënisë. Qëndro shtrirë sa më shumë, anash majtas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti