Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Clomifeni a paraqet cistat?

Clomifeni a paraqet cistat? Me ktheni përgjigje.

Nesa Fera (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nesa,

Perdorimi i cdo bari bart me vete disa rreziqe. Terapia me klomifen ka dy rreziqe: shtatzenia multiple (me me shume se nje fryt) dhe formimi i cistave ne vezore. Rreth 8% e grave te cilat marrin klomifen dhe te cilat mbesin shtatzene, do te lindin binjake ose trenjake. Afersisht te 10% e grave te cilat marrin klomifen per stimulimin e ovulacionit, do te zhvillohet cista ne vezore. Per kete arsye, ne fund te cdo cikli rekomandohet qe te behet ekzaminim ultrasonografik. Nese shihet cista ne vezore nuk vazhdohet terapia me klomifen ne ciklin e ardhshem. Gati gjithmone cista ne vezore zhduket vetvetiu pa asnje lloj mjekimi.

Nesa Fera (14 vite më parë)
faleminderi shum doktor per pergjigjen tuaj t qart t falenderoj perzemersisht

/komuniteti