Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të mbetem shtatzënë

Qysh prej muajit shtator deshiroj te mbetem shtatzane por nuk po kam sukses, kam qene te mjeku para nje muaji dhe me ka rekomanduar te pi tableta bomerang pas ciklit menstrual ne diten e 9 kam qene ne kontrolle mirepo mjeku me  ka then se folikula shume te dobeta me madhesi 06 pas dy dite prape ne kontrolle prape folikulat me te njejten madhesi kshtu qe me ka jap tableta clomifen mirepo jam ne dileme a a ti perdor clomifenat a jo sepse kam degjuar qe nga clomifeni po paraqiten cistat, ju faleminderit shume, pres pergjigje tuajen me respekt.

Nesa Fera (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nesa

Më vjen keq, por tabletat bomerang që shkruan nuk e di se çfarë janë.

Në rastet kur folikulat nuk formohen në madhësi të vlerësueshme për të filluar shtatzëni, tabletat klomifen janë pjesë e trajtimit më efikas për të maturuar ato. Prandaj të rekomandoj ti përdorësh, sipas këshillës së mjekut obstetër gjinekolog.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti