Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kthimi i gjëndrrës së bartolinit

Pershendetje doktoreshe, se ndoshta te kam lodh me pyetje po jetoj jashte dhe ketu me duhet te pres per termin dhe jam bere merak sepse me eshte bere prape gjendrra e bartolinit, me eshte fryre si me pare, desha te pyes se a eshte e mundur menjehere mbas 3 jave te marsupilizimit te kthehet gjendrra prape dhe se a eshte dicka e rrezikshme per shendetin tim ne te ardhmen kjo gjenderr? Dua te them se a mundet te me behet nga kjo ndonje semundje e keqe ose dicka e tille, ndoshta ja kam tepru duke te pyetur po jam shume ne merak dhe jam shtatzane njekohesisht 16 javeshe, te falenderoj shummmmme per te gjitha pergjegjjet.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Me sa më shpjegon, dyshoj për një infeksion të indit ku ka qënë e vendosur gjendra e Bartolinit. Infeksioni karakterizohet nga dhimbja, skuqja, fryrja dhe djegia. Mendoj se duhet të paraqitesh te mjeku që të ka kryer ndërhyrjen, që të vlerësoj situatën dhe të përshkruaj medikamentin që ke nevojë. Për shplarje eksterne/siperfaqësore, përdor disifektantë (si cyteal).

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti