Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e konceptimit të shtatzënisë pas një aborti

Pershendetje Doktoreshe,


Ne vijim te pyetjes time te para disa diteve mbi abortin ne javen e 9 te shtazanise, pasi mu be nderhyrja per nderprerjen e saj u krye edhe analiza per te nxjerre shkakun e nderprerjes se barres.


Sot une mora pergjigjen e cila eshte: se ne materialin e ekzaminuar vihet re decidua edematozo hemoragjiko- inflamatore.


Me thane qe shkak ka qene infeksioni. A mund te me beni dhe ju, ju lutem nje interpretim te saj. Dhe sa kohe duhet te pres, si me keshilloni ju, derisa te jete koha e pershtatshme per te bere nje femije.


Ju faleminderit per pergjigjen.

Rovena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Është shumë mirë që është konstatuar shkaku i abortit që keni bërë.

Pas një aborti, për të konceptuar një shtatzëni tjetër do të ishte optimale koha pas 6 muaj. Kjo duhet të ndodhë kur cikli menstrual të jetë i rregullt, kohë e domosdoshme për t’u rigjeneruar endometri.

Por aborti me shkak infeksionin, duhet që të trajtohet për të eliminuar atë që është konstatuar. Abortet spontane mund të parandalohen që në fillim me kujdesin antenatal, trajtimin e përshtatshëm të patologjive të nënës, mbrojtjen e shtatzënisë nga rreziqet mjedisore dhe nga ekspozimi ndaj sëmundjeve infektive.

Gjithashtu ju këshilloj që përpara se të konceptoni shtatzëninë e re, konsultat mjeksore janë të domosdoshme për të eliminuar çdo shkak që mund të ketë pasoja për shtatzëninë.

/komuniteti