Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarja e tmerrshme rreth vaginës

Pershendetje, doja te pyesja si tja bej sepse kam nje kruarje te tmerrshme rreth vagines. Kjo me ka ndodh qysh nga viti 2010 filloj te me kruhej pastaj pas 1 jave me pushoi dhe me deri ne viti 2011 nuk me ndodhi pastaj prap ne 2011 me ndodhi dhe ne ket vit me pushoi. Por tani kam perseri dhe po e lyej me nje past te quajtur KUTURID ai ne 2 vitiet e para me ndihmoi mirepo tani spo me ndihmon... shpresoj te jem e qarte. Kaloni mire.

Letisja Dedaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Letisja

Shenjat që tregon, më bëj të dyshoj për praninë e kandidozës. Mos përdor medikamente pa u rekomanduar mga mjeku. Së pari duhet të bësh analizë për të saktësuar diagnozën. Mykograma apo kultura, do përcaktoj mëdikamentet që janë më efikatëse për të trajtuar infeksionin që të është shfaqur.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti