Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Teste pozitive

Dr Keta pergezime dhe nje here per kete faqe te mrekullueshme. Para ca kohesh tre dite para ciklit kisha disa shenja si dhimbje te gjoksit, marrje mendsh, bera testin dhe me doli me dy viza, e holle por qe dallohej shume lehte me sy, bera serisht tjetren te nesermen dhe serisht me doli pozitiv, pas dy ditesh shkova tek mjeku per konsulte dhe me beri eko, por rezultoi qe nuk isha shatezane, si ka mundesi qe dy teste te gabojne? Mund te me sqaroni se cfare ndodh? Mjeku nuk ma shpjegoi kete gje?

Delisia Delis (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Delisia

Një javë pas ditës së pritshme të ciklit menstrual, bëj një beta HCG. Në bazë të rezultatit bëj një ekografi me sondë vaginale për të vërtetuar fillimin e mbarë të shtatzënisë. Nëse gonadotropinat korionike janë në nivele që tregojnë për shtatzëni por, me sonde vaginale ekografia nuk tregon embrion të ormuar, atëherë mund të mendohet për një dështim që në fillimin e herëshëm të shtatzënisë.

Të uroj fat.

/komuniteti