Marrëdhëniet seksuale në javët e para të shtatzënisë
Mei Mara
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mei
Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë ndalohen vetëm atëherë kur krijohen ose janë të pranishme kushtet për rrezik aborti, pra kur shtatzënia mund të rrezikohet. Mjeku që ndjek shtatzëninë, mund të përcaktoj këto situata. Gjatë marrëdhënies gruaja duhet të zgjedhë një pozicion sa më të përshtatshëm dhe të mos krijojë sforcime të cilat mund të ndikojnë tek fetusi.
Të uroj një shtatzëni normale.
Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 6 te shtatzanise. Pyetja ime eshte nese mund te kryhen marredhenie seksuale ne javet e para te shtatzanise, si dhe gjate gjithe 3 mujorit te pare, pasi kam merak se mund te demtoj fetusin dhe mund te shkaktoj abort? Jam ne pritje te pergjigjes tuaj, pasi jam ne merak. Faleminderit.