javë pas jave
Pershendetje Luljeta,
E kuptoj shqetesimin tend! Eshte e vertete se sa me e madhe qe eshte mosha e nenes, rritet rreziku per disa crregullime gjenetike. Rreziku per sindromin Down (dhe anomalite tjera gjenetike) eshte 1/400 ne moshen 35 vjec (1/1300 ne moshen 25 vjec, 1/1000 ne 30 vjec).
Ekzistojne disa teste te cilat japin nje orientim per mundesine qe fryti te kete keto crregullime. Ky eshte test skriningu qe do te thote se me kete test identifikohen shtatzenite ne te cilat ka rrezik te shtuar per sindromin Down (por nuk caktojne diagnozen!). Skriningu behet duke marre gjakun e nenes ne javen 11-13 te shtatzenise ku maten disa parametra, si dhe matet trashesia e qafes se bebes (ne e quajme translucena nuhale). Ne moshen e shtatzenise qe je ti, mund ta besh vetem testin me gjak pa ekzaminim ultrasonografik. Nese skrining testi tregon per rrezik te shtuar mund te behet amniocenteza.
Gjithe te mirat.


Pershendetje Dr. Morina. Jam ne javen e 20 te shtatezenesise. Kjo eshte shtatezania ime e dyte, kam dhe nje djale qe tani me date 31 maj do te mbush 5 vite. Me. shtatezanine e pare gjithcka ka shkuar per mrekulli, kam nje femije qe zoteron nje shendet te plote. Edhe kjo shtatezani nuk me ecen keq, megjithese kam pasur nje sulm te vogel ne veshka mirepo me konsumimin e çajit dhe lengjeve po permiresohem, nuk jam keq. Kontrollat gjinekologjike qe prej lindjes se pare i kam vazhduar rregullisht pasi qe kam crregullim ne cikel. Por ajo qe mua po me mundon jashtezakonisht shume eshte nje tjeter problem per te cilin edhe po ju drejtohem. Une me date 26.12.2012 kam mbushur 35 vite. Pasi nje hulumtimi rreth problemeve dhe rreth zhvillimit te bebes neper shume ueb faqe, kam hasur ne nje teme rreth femijeve me sindromin Daun. Une nuk jam konsultuar me gjinekologun time ende rreth kesaj brenge, kam lexuar se ka teste dhe analiza qe mund te deshmojne kete, mirepo, nuk po kam guxim ti drejtohem as gjinekologut. Me drejtoni ju lutem, ku te kryej ato analiza dhe cili mund te jete problemi i lindjes se nje femiu te tille apo sa perqind mund te luaj rol mosha ime? Ju faleminderit shume paraprakisht dhe ju lutem me njoftoni se cili duhet te jete hapi im i radhes? Me shume respekt Luljeta Duraku.