javë pas jave
Pershendetje Egla,
Jane disa kompani te fluturimeve te cilat kane kufizime lidhur me fluturimin e grave shtatzena. Shtatzenat mund te fluturojne me aeroplan varesisht nga rrjedha e lindjeve paraprake, nga numri i fetuseve (domethene a eshte shtatzenia me binjake apo trenjake) si dhe varesisht nga javet e shtatzenise. Per shembull nuk konsiderohet problem qe nje shtatzene e cila nuk ka asnje problem me shtatzenine, e cila eshte ne javen e 35-36 te shtatzenise te fluturoje ne nje udhetim me aeroplan qe nuk zgjate me shume se 3-4 ore. Por, nese shtatzenia eshte me binjake kjo paraqet problem.
Te rekomandoj qe paraprakisht te shohesh rregullat qe ka kompania me te cilen do te fluturosh, sepse ka dallim nese do te fluturosh prej Prishtines ose Tiranes ne Rome ose Vjene, nga fluturimi qe planifikon te besh nga Tirana ose Prishtina ne Nju Jork.
Sa i perket arsyes se perse ekzistojne keto kufizime pergjigja eshte kjo: kompanite e fluturimeve nuk duan qe bebet te lindin ne aeroplanin e tyre, sepse stjuardesat e tyre nuk i trajnojne per te qene mami.
Gjithe te mirat.


Pershendetje Z. Memli Morina, desha ta di se deri ne cilin muaj te shtatzanise kam te drejte te udhetoj me aeroplan, sepse kam degjuar se vetem deri ne muajin e shtate eshte e lejueshme, dhe te lutem arsyen se pse deri ne ate muaj?