Mundimet gjatë shtatzënisë
Edita Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Edita
Gjendja jote është gjendje normale gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, dhe shumica e femrave gjenden në po të njejtën situatë. Nuk dihet se çfarë e shkakton me saktësisht neverinë ndaj ndonjë ushqimi të caktuar në shtatëzani, por ekspertët si përgjegje më logjike konstatojnë ndryshimin e hormonit në gjak. Ju tani vetëm duhet të merrni vitaminat dhe mineralet e udhëzuara nga mjeku juaj.
Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/neveria-e-mengjesit-gjate-shtatzanise
Të uroj një shtatzëni të mbarë.
Pershendejte doktoreshe, une jam ne javen e 7 te shtatzanise mirepo po kam shume mundim te gjitha ato qe i ha te gjitha i vjell, tanime spo mund te ha fare cdo gje qe shoh vetem me sy me vjen te vjell si mundem ti iki ketij problemi tanime ka fillur edhe imuniteti te me zvoglohet smundem as ne kembe te rri cfare do preferoni ju te pi vetem te mos kem mundim sepse jam lodhur nga te vjedhurat? Faleminderit per mirekuptim.