A mund të jem akoma shtatzënë?
Soni Qose
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sonia
Bëj një beta hcg në ndonjë laborator, ai do konfirmojë ose jo shtatzëninë nëse është e pranishme. Nëse rezulton negativ sikurse testi, atëherë kontakto mjekun gjinekolog për të vlerësuar gjendjen tënde se përse ka ndodh vonesa e ciklit menstrual.
Të uroj çdo të mirë.
Pershedetje doktoresha. Sapo kam bere nje test edhe me rezultoi negativ, diten e pare te menstruacioneve te fundit e kam pasur me 7 mars. Problemi eshte se une vazhdoj te kem shqetesime si; perzierje, urinoj shpesh, lodhje, nuk duroj dot fare duhanin, nuk kam pasur as deshiren per te kryer marredhenie, por ajo qe nuk kuptoj eshte se ne momentin kur jam shtrire ndjej ndonjehere sikur dicka me leviz ne krahun e mitres. A mund te jem akoma shtatzene me te gjitha keto siptoma qe kam dhe si eshte e mundur nese jo pasi kam pasur edhe gjakderdhjen ne ngjyre te kafe te erret para 20 ditesh.