Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beta hcg

Pershendetje, kam bere analizen beta hcg ka dale 426.9, desha ta di sa javeshe jom? Gjitha te mirat.

Vlora Mikullovci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Sipas beta HCG-së dhe nëse je shtatzënë, ajo duhet të jetë në javën e 5-të. Konfirmoje shtatzëninë me ekografi me sondë vaginale.

Vlora, përcaktimi i moshës së shtatzënisë me këtë mënyrë nuk është aspak i saktë dhe korrekt.

Nuk është i saktë sepse gonadotropinat korionike, identifikohen në urinë apo gjak, me diapazon të gjërë. Kjo do të thotë se; p.sh, vlera “426” mund të konstatohet edhe në fund të javës së 4, ashtu siç mund të konstatohet edhe gjatë javës së 5-të, në fillim apo në fund të ditëve të saj.

Nuk është korrekt sepse; gonadotropinat korionike mund të identifikohen edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me shtatzëninë.

Përcaktimi i saktë dhe korrekt i moshës së shtatzënisë, është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti