Shtatzënia 2 muaj pas lindjes!
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Vjola
Edhe mundet të kesh mbetur shtatzënë. Për ta konfirmuar, bëj beta HCG si dhe kërko nga mjeku të të bëjë ekografi me sondë vaginale.
Të ndërpresësh shtatzëninë kur ajo ka filluar, pavarësisht nga mjetet apo mënyra që kërkon të përdorësh, quhet abort sepse është abort/ndërprerje.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, kam 2 muaj qe kam lindur, a mund te kem mbetur shtatzane perseri me erdhi cikli 21 dite mbas pastrimit komplet te lehonise po nuk ishte i regullt, ishin shum pak dhe as 2 dite nuk me mbajten bera testin dhe me rezultoi me 2 viza njera eshte shume e lehte ku mund ta vertetoj me cfare analize? Dhe nese po a ka ndonje ilac per nderprerje shtatzanie pa kryer abort, ju lutem me ndihmoni me pergjigjen tuaj? Ju faleminderit.