Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinjtë më kanë ndërruar formën!

Pershendetje, jam ne javen e 13-të shtatzenise, gjinjet jane rrit kanjehere po me ajen dhe kam temperature, pasi kalon ajo fillojne te kruhen, cka me preferoni te perdori nese kjo eshte normale? Ju faleminderit.

Shqipe Sylaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe

Gjinjtë e ndjeshëm gjatë shtatzënisë janë paraqitje e shpeshtë. Në të vërtetë, është një nga simptomet e shtatzënisë. Ky simptom bazohet në dhembje, fryrje dhe ndjeshmëri gjatë shtatzënisë. Zakonisht, shtatzëna ndjen këtë ndryshim në gjinjë në periudhën, nga java 4-6, dhe zgjatë gjatë tremujorit të parë. Tek shumica e grave, ky simptom zhduket gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, edhe përsëri mund të ndjeni dhembje në gjinjë kohë pas kohe gjatë shtatzënisë. Nëse gjinjtë tuaj janë të nxehtë dhe pulsiv, vendosni ndonjë pecetë të ftohtë dhe të lagur mbi gjinjë, vishni sutjena pambuku, apo bëni banjë të nxehtë, që të zbutni fryerjen e gjinjëve.

Të uroj çdo të mirë.

Shqipe Sylaj (14 vite më parë)
Faleminderit doktorresh!

/komuniteti