javë pas jave


Disporpocioni i kokës me pelvisin ndodh atëherë kur koka fetale, është më e madhe se diametrat e ngushticave pelvike. Kjo nënkupton që është e vështirë ose e pa mundur për fetusin/bebin e ardhshëm, të kaloj pa u dëmtuar nëpër kanalin e lindjes. Shkaku kryesor i këtij problem është pelvisi i vogël (rrugët e lindjes të vogla) ose fetusi i madh (bebi i madh në peshë).
Unë nuk i di përmasat e baçinit tuaj, të cilat njihen pas matjeve që quhet pelvimetri. Këto matje i bën mjeku gjinekolog. Ai duke ditur përmast e baçinit tuaj si dhe peshën e fëmijës që lindë, përcakton nëse lindja do të jetë normale ose me ndërhyrje të tjera ndihmëse, qoftë edhe me operacion qezarian. Duhet të dini, që puna dhe llogjika e mjekut obstetër shkon drejt lindjeve të shëndetshme, normale si për nënën ashtu dhe për fëmijën.
Ju uroj sukses në lindjen e fëmijës tuaj.


Pershendtje Doktoresh,
une jam ne javen e 39-te te shtatezanise dhe gjate vizites se fundit mjeku verejti se beba peshon rreth 4 kg dhe diametri i kokes eshte 102 mm/ kurse gjate vizites gjinekologjike verejti se une jam hapur shume pak rreth 1 cm dhe koka e bebes ende nuk ka zbritur ne kanalin e lindjes.
Ajo qka me brengos me shume eshte fakti se a duhet ne kete rast te kryhet lindja me operacion dhe nese kryhet ne menyre normale a mund te kete komplikacione pasi qe ndoshta e pesha e bebes mund rritet ende pasi qe ka kohe deri ne terminin e lindjes ?
Faleminderit shume per kohen tuaj.