Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Therrjet jo te shpeshta, java 10

Pershendetje doktoresh e nderuar. Shpresoj qe te jesh mire se bashku me familje.Pytja ime eshte kjo.Tani jam ne javen e 10 te shtatzanis.Por nga java e 9 plus 3 dite me jan ndal therrjet e barkut pra nuk kam therrje qe duhet per ti ber vend bebit mitra.E kjo po sheqeteson mos u ndal zhvillimi.Apo ska rendesi nese skem therrje ndonje her

Natyra1999 ???? (4 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Mjeku përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Natyra,

Ndonjë therrje e lehtë e barkut edhe mund të ndjejë gruaja shtatzënë, për shkak të rritjes së mitrës. Kjo dhimbje konsiderohet normale përderisa nuk është e shoqëruar me gjakrrjedhje apo të jetë e fortë. Nëse therrja bëhet e rregullt dhe e fortë, kontakto menjëherë mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Por therrjet e barkut shpesh janë të vështira për t’u diferencuar se nga se vijnë. Nëse janë të shoqëruara me marrje mendsh, të vjella, diarre, temperaturë etj, dhe në këto raste përsëi duhet të kontaktosh sa më shpejt mjekun.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti