Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim i menstruacioneve

Pershendetje per doktoreshen, jam 24 vjeqare kam dy femije, nuk kam menstruacione te rregullta qe dy muaj, ne mars po edhe kete muaj perdori olgometril per me me ardhe menstruacionet a jane te demshme dhe dua nje keshille per rregullim qe te kem menstruacione normale e jo vetem me barna edhe kam shume dhembje te permjetit a eshte kjo per shkak ketyre barnave dhe njera vajze i ka afer 5 vjet kurse e vogla i ka mbush 3 per kater, a eshte me mire te kem pauza edhe ndonje dite qe mos te kem tjeter bebe, a eshte me mire te kem per shkak te cregullimeve te menstruacioneve? Faliminderit per mirekuptim, pres pergjigjen tuaj.

Elvane Kamberi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvane

Preparati që përdor, ndihmon për ardhjen e menstruacioneve. Duhet të bësh analizë për të vlerësuar nivelin e progesteronit në gjak në fazën e dytë të ciklit. Vlerësimi i vlerave, drejton mjekun për të dhënë trajtim medikamentoz, sepse pa përdorimin e tyre nuk mund të kesh cikël të rregullt menstrual. Kur cikli menstrual të jetë i rregullt, mund të kërkosh për shtatzëni.

Për të vlerësuar dhimbjen që ankon, kontakto mjekun obstetër gjinekolog për të gjetur shkakun me anë të vizitës vaginale dhe me analiza dhe ekzaminime.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti