Tabletat clomifen
Lorena Hajzeri
(14 vite më parë)
Përshëndetje Afërdita
Klomifeni, është nxitës i ovulacionit. Përdorimi i klomifenit fillon me një tabletë në ditë, nga dita e dytë e ciklit menstrual. Rreth ditëve 14-16 të ciklit menstrual, vlerësohet ekografikisht madhësia e folikulit. Nëqoftëse ai nuk ka arritur madhësinë e duhur, në ciklin pasardhës doza e klomifenit bëhet 2 tableta në ditë, duke filluar nga dita e dytë e ciklit menstrual. Ky rritëm, vazhdon deri në katër tableta. Duhet patur parasysh, që në çdo cikël menstrual duhet të bëhet vlerësimi ekografik i madhësisë së folikulit. Shtimin e dozës së klomifenit, e vendos mjeku gjinekolog.
Të uroj fat.
Peshendetje Dr, jam e interesuar ti di dicka ma shume rreth hapave clomifen, se sa duhet ti perdore, sa kane efektin pas sa muajve perdorimi kane efektin e duhur? Te lutem me jap sa ma shume spjegime per keta hapa se jetoj jashte vendit e nuk po kuptoj shume, te lutem me jep sa ma shume sqarime. Faleminderit shume, shpresoj te me ndihmoni, ju jam shume mirenjohese.