Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia 2 ditë pas përfundimi të ciklit

Pershendetje Dr Keta, desha te ju pyes a mund te mbetem shtatzene 2 dite pasi ti kem kryer menstruacionet? Flm shume.

Teuta Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Shtatzënia fillon në ditët e ovulacionit që korespondojnë me ditët 14-16, kur cikli menstrual është 28-të ditor. Ndërsa gjakrrjedhja menstruale ndodh nga dita e parë deri në ditët 4-5-6 e ndonjë rast edhe deri në ditën e 7-të. Nisur nga kjo, ka pak gjasa për të mbetur shtatzënë dy ditë pas gjakrrjedhjes së ciklit menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti