Probleme rreth ciklit menstrual
Blerina Rama
(14 vite më parë)
Përshëndetje Blerina
Kohëzgjatja e ciklit menstrual që përshkruan, është jashtë normales. Të rekomandoj të bësh disa analiza dhe ekzaminime specifike hormonale, për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi menstrual. Këto duhet ti rekomandoj mjeku gjinekolog që duhet të kontaktosh, pas vizitës gjinekologjike apo anamnezës.
Gjithashtu bëj edhe analizë të sekrecioneve vaginale, sepse mundësia më e madhë e shtimit të sasisë së sekrecioneve vaginale, është prania e ndonjë infeksioni i cili duhet të trajtohet detyrimisht.
Gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe, jam 17 vjec, kam probleme me menstruacione qe nga fillimi, kam pasur te njejtat probleme me vonese te ciklit, 1 muaj jo, e 1 jave me cikel, ndodh te mos i kem edhe 2 muaj. Kam bere kontrolla po kjo nuk me ka ndikuar, mendoni se do permiresohet cikli apo do kem pasojaa? :S Tani me duket se jam ftohur dhe nganjehere kam edhe menstruacione te bardha... pres pergjigjen?