Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me operim

Pershendetje. Kam nje muaj qe kam lindur me operim. Vendin e plages e kam te kuqe dhe me djege e kruarje. Nuk di cfare te bej? Pres pergjigjen tuaj. Faleminderit.

Marinela Dine (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marinela

Nuk është normale që plaga e prerjes cezariane, të jetë e pa mbyllur edhe pas një muaji. Skuqja, djegia dhe kruarja, tregojnë se një infeksion i lehtë ka qënë dhe është i pranishëm për rreth plagës. Nëse do e kishe kontrolluar në vazhdimësi plagën te mjeku, kjo situatë nuk do ishte. Megjithatë, nëse vëren se ka plagë të hapur apo rrjedhje (qelb), sidomos në vëndet ku janë penjtë, drejtohu te mjeku që të ka kryer operacionin për të pastruar dhe trajtuar plagën.

Të uroj shërim sa më të shpejtë.

Marinela Dine (14 vite më parë)
Peshedetje dr Faleminderit shume per pergjigjen. Nuk kam rrjedhje (qelbi) te prerja cezariane.Vetem se eshte e kuqe dhe djenje djegje.Penjet ekam equr pas kam mbushur 1 jeve qe kisha lindur. Ju uroj gjithe te mirat.

/komuniteti